• вторник, 13 јануари 2026

Kubilius: Nëse SHBA-ja e merr Grenlandën me forcë, ky do të jetë fundi i NATO-s

Kubilius: Nëse SHBA-ja e merr Grenlandën me forcë, ky do të jetë fundi i NATO-s

Bruksel, 12 janar 2026 (MIA) – Nëse SHBA-ja e merr Grenlandën me forcë, ky do të ishte fundi i NATO-s, deklaroi sot eurokomisari për mbrojtje Endrus Kubilius, i cituar nga mediat britanike. 

Ai shtoi se vendet e Bashkimit Evropian kanë për detyrë t’i ndihmojnë Danimarkës, territori autonom i së cilës është Grenlanda, nëse sulmohet ushtarakisht. 

"Pajtohem me kryeministren daneze se ky do të ishte fundi i NATO-s, por do të ishte shumë, shumë keq për popullin”, deklaroi Kubilius në konferencën e sigurisë në Suedi. 

Kryeministrja daneze javën e kaluar deklaroi se i vlerëson serioze qëllimet e presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrë Grenlandën. 

"Nëse SHBA-ja sulmon vend tjetër të NATO-s, ky është fundi", tha Frederiksen. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан