• среда, 08 април 2026

KS të KB-së hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit

KS të KB-së hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit

Nju-Jork, 7 prill 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Kina dhe Rusia përdorën të drejtën e tyre të vetos. 

Bahreini paraqiti draft-rezolutën, e cila do të kërkonte që një shtet ose koalicion shtetesh të autorizohej për të "përdorur të gjitha mjetet e nevojshme" për të siguruar lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, dhe u bëri thirrje vendeve të prekura të koordinonin masat e tyre mbrojtëse për të kontribuar në sigurinë detare. Me dokumentin, gjithashtu, u kërkua që Irani të ndalonte sulmet ndaj anijeve tregtare. 

Ngushtica e Hormuzit, e cila është thelbësore për tregtinë globale të naftës dhe gazit natyror, është mbyllur pothuajse plotësisht që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, e cila filloi më 28 shkurt me sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан