Kryetari Qyra realizoi takim me zëvendësavokatin e popullit Rufati
- Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra është takuar sot me zëvendësavokatin e popullit, Ylber Rufati dhe ekipin e tij, ku e informoi atë mbi situatën me furnizimin me ujë në komunë.
Strugë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra është takuar sot me zëvendësavokatin e popullit, Ylber Rufati dhe ekipin e tij, ku e informoi atë mbi situatën me furnizimin me ujë në komunë.
Shërbimi për shtyp i komunës njoftoi se u prezantuan të gjitha masat e marra për tejkalimin e problemit.
"Kryetari i Komunës theksoi se çështja po trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale, pa interesa personale apo partiake, me angazhimin e institucioneve përkatëse dhe një eksperti privat në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme", njoftoi Komuna e Strugës.
Uji në Strugë dhe fshatrat përreth është ndaluar për gati dy javë për çdo përdorim për shkak të turbullirës në burimin "Shum" dhe në të gjitha pikat matëse në të gjithë qytetin. mb/
Foto: Komuna e Strugës