• понеделник, 12 јануари 2026

Kryetari i FED: Përpjekjet për aktakuzë janë me motiv politik

Kryetari i FED: Përpjekjet për aktakuzë janë me motiv politik

Uashington, 12 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Bordit Drejtues të Rezervave Federale të SHBA-së, Xherom Pauel, i hodhi poshtë, siç tha, presionet me motivim politik ndaj bankës qendrore, pas hapjes së hetimeve penale dhe njoftimeve për akuza të mundshme kundër tij, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një përpjekje për ndikim ndaj punës së Rezervave Federale.

"Kërcënimi me akuza penale është pasojë e asaj që Rezervat Federale i përcaktojnë normat e interesit në bazë të vlerësimit tonë më të mirë për interesin publik, ndërsa jo sipas preferencave të kryetarit", citohet në kumtesën e Pauel.

Ai shtoi se do të vazhdojë t'i kryejë obligimet e tij "me integritet dhe me përkushtim në shërbim të popullit amerikan".

Pauel citoi se Ministria e Shëndetësisë e SHBA-së të premten dorëzoi urdhëresa gjyqësore në Rezervat Federale dhe ka paralajmëruar mundësinë për akuza të mundshme. Akuzat janë të lidhura me pohimet se Pauel ka dhënë deklarata të rreme para Senatit në lidhje me rikonstruimin shumëvjeçar të ndërtesave të bankës qendrore.

Ai i vlerësoi akuzat e tilla si "justifikime", duke theksuar se çështja thelbësore është nëse Rezervat federale edhe më tutje mund ta udhëheqin politikën monetare në bazë të fakteve dhe kushteve ekonomike, ose kjo do të diktohet nga presionet dhe kërcënimet politike.

 Presidenti ameirkan Donald Tramp në disa raste publikisht dhe ashpër e kritikoi uljen e normave të interesit me qëllim të nxitjes së ekonomisë. Edhe pse rezervat federale tashmë i ulën normat në disa hapa, Trampi beson se ato masa nuk janë të mjaftueshme dhe shpesh herë e kritikon Pauelin, duke i hapur mundësinë për shkarkimin e tij.

Ende nuk dihet nëse presidenti ka autorizim ligjor ta shkarkojë udhëheqësin e bankës qendrore të pavarur, i cili është konfirmuar nga Senati. Para disa javësh, Trampi tha se mund të ngrejë një padi kundër Pauel për shkak të, siç theksoi "paaftësisë". sa/

foto: arkivi

Остани поврзан