• сабота, 21 февруари 2026

Kryeministrja daneze, Frederiksen, deklaroi se së bashku me homologune saj nga Grenlanda, Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Rubio

Kryeministrja daneze, Frederiksen, deklaroi se së bashku me homologune saj nga Grenlanda, Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Rubio

Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, deklaroi se ajo dhe homologu i saj nga Grenlanda, Jens-Frederik Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, në Grenlandë, në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih.

"Së bashku me kryeministrin e Grenlandës, Jens-Frederik Nilsen, patëm një bisedë konstruktive me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, në Konferencën e sigurisë në Munih. Puna do të vazhdojë brenda grupit të punës në nivel të lartë, siç është rënë dakord",  shkroi Frederiksen në rrjetin social “X”.

Nga ana e tij, kryeministri i Grenlandës, Nilsen, deklaroi në Instagram se "interesat e Grenlandës janë theksuar qartë një herë tjetër gjatë takimit".

Nilsen më parë deklaroi se nëse banorët e Grenlandës do të detyroheshin të zgjidhnin midis SHBA-së dhe Danimarkës, ata do të zgjidhnin Danimarkën.

Grenlanda është një territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан