Kryeministrja daneze, Frederiksen, deklaroi se së bashku me homologune saj nga Grenlanda, Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Rubio
- Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, deklaroi se ajo dhe homologu i saj nga Grenlanda, Jens-Frederik Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, në Grenlandë, në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih.
Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, deklaroi se ajo dhe homologu i saj nga Grenlanda, Jens-Frederik Nilsen, patën një takim konstruktiv me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, në Grenlandë, në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih.
"Së bashku me kryeministrin e Grenlandës, Jens-Frederik Nilsen, patëm një bisedë konstruktive me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, në Konferencën e sigurisë në Munih. Puna do të vazhdojë brenda grupit të punës në nivel të lartë, siç është rënë dakord", shkroi Frederiksen në rrjetin social “X”.
Nga ana e tij, kryeministri i Grenlandës, Nilsen, deklaroi në Instagram se "interesat e Grenlandës janë theksuar qartë një herë tjetër gjatë takimit".
Nilsen më parë deklaroi se nëse banorët e Grenlandës do të detyroheshin të zgjidhnin midis SHBA-së dhe Danimarkës, ata do të zgjidhnin Danimarkën.
Grenlanda është një territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës. qa/
Foto: EPA