• петок, 20 февруари 2026

Kryeministri britanik thotë se nuk do të "dorëhiqet" edhe pavarësisht thirrjeve për dorëheqje

Kryeministri britanik thotë se nuk do të

Londër, 10 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer i ka porositur deputetët e Partisë Laburiste se "ka fituar në çdo luftë që ndonjëherë ka marrë pjesë", duke premtuar se nuk do të "dorëhiqet" edhe pavarësisht thirrjeve që të paraqesë dorëheqjen. 

Kryeministri mbajti fjalim në mbledhjen e mbushur të Partisë Laburiste Parlamentare (PLP) në Uestminster, pas thirrjes së liderit të laburistit skocez, Anas Sarvar, që ai të tërhiqet. 

"Pasi luftuam kaq shumë për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm që ta lëshojë mandatin tim dhe përgjegjësinë time ndaj vendit tim, as të mos e zhysë në kaos siç kanë bërë të tjerët", tha Starmer, i rrethuar nga Kabineti i tij.  

Burimet nga Dauning Strit e karakterizojnë kryeministrin si "absolutisht të vendosur" para deputetëve disa orë pasi Sarvar tha se ai duhet të tërhiqet. 

Kryeministri gjithashtu e nderoi ishin shefin e tij të kabinetit, Morgan Meksvini, dhe përsëri i kërkoi falje për vendimin e tij që ta emërojë Piter Mandelson për ambasador të SHBA-së. 

Ai u bëri thirrje për mobilizim deputetëve të tij, duke u bërë thirrje që të bashkohen kundër partisë "Reform UK", duke e përshkruar luftën kundër partisë së Najxhel Farazh si "luftë të jetëve tona". 

Komentet e tij e bëjnë figurën më të lartë në Partinë Laburiste e cila kërkon dorëheqjen nga Starmer, por pak veta në grup e ndoqën, pasi çdo anëtarë i Kabinetit mbetet pas kryeministrit. qa/

Остани поврзан