• среда, 24 декември 2025

Kremlini: Rusia po përgatitet për kontakte me SHBA-në pas çështjes për Ukrainën

Kremlini: Rusia po përgatitet për kontakte me SHBA-në pas çështjes për Ukrainën

Moskë, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Kremlini sot njoftoi se Rusia po përgatitet për kontakte me SHBA-në për të marrë detaje për bisedat e tyre me forcat evropiane dhe Ukrainën për marrëveshje eventuale për armëpushim në Ukrainë.

Paraprakisht, edicioni amerikan Politiko publikoi se pritet që përfaqësuesit amerikan dhe rus të takohen në Majami gjatë fundjavës dhe se delegacioni rus do ta përfshijë edhe përfaqësuesin e presidentit rus Vladimir Putin për investime, Kiril Dmitriev.

Kur u pyet për raportet mediatike për mbledhjen në Majami, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, u tha gazetarëve se janë planifikuar kontakte me SHBA-në.

"Me të vërtetë po përgatisim disa kontakte me kolegët tanë amerikan për të marrë informata për rezultatet e punës që amerikanët e përfunduan me evropianët dhe Ukrainën", tha Peskov.

SHBA ka mbajtur biseda me Rusinë, ndërsa veçmas me Kievin dhe liderët evropian, për propozimet për armëpushim në Ukrainë, nuk u arrit marrëveshje.

Putini dje tha se Rusia do të marrë më shumë territor në Ukrainë me forcë nëse Kievi dhe politikanët evropian, të cilët i quajti "derrkucët e vegjël", nuk përfshihen në propozimet e SHBA-së për zgjidhje të qetë të konfliktit. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан