Kremlin: Situata me furnizimin me karburant në Kubë është kritike, SHBA-ja krijon vështirësi serioze me bllokadën e saj
- Kremlini ka njoftuar se situata me furnizimin me karburant në Kubë është kritike.
Moskë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Kremlini ka njoftuar se situata me furnizimin me karburant në Kubë është kritike.
Kombi ishullor tashmë ka vendosur masa të përmasave të mëdha për mbrojtje të shërbimeve vitale dhe regjimit të karburantit.
Sipas Moskës, tentativat e SHBA-së që ta "ngulfasin" Kubën përmes presionit ekonomik çojnë deri në shumë vështirësi.
Autpritetet kubaneze i kanë prezantuar masat e veta për përballje me krizën, me ç'rast qeveria komuniste demonstroi qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve të Uashingronit që t'i ndërpret dërgesat e naftës në ishullin karibian.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov u deklaroi gazetarëve se Rusi zhvillon bisedime me Havanën (partnerin e saj afatgjatë) që të gjejë zgjidhje për problemet që janë paraqitur. Peskov u përgjigj në pyetje të ndërlidhura me raportet për mungesë të karburantit për aeroplanë dhe nëse kjo mund të ndikojë në turistët rusë që planifikojnë ta braktisin Kubën. mb/
Foto: MIA