KPMD: Romet ende të diskriminuara në vendin e punës, vetëm 8 për qind e tyre janë të punësuara
- Gruaja rome në vend nuk përballet vetëm me diskriminim të thjeshtë, por me diskriminim të shumëfishtë dhe për këtë peshën të cilën e mban në supet e saja është, jo vetëm pse është grua, por sepse është edhe rome, dhe sepse jeton në varfëri. Raporti i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) për periudhën 2022-2024 tregon fakte shqetësuese në sferën e marrëdhënieve të punës ndaj romeve, sipas të cilit vetëm 8 për qind e romeve janë të punësuara, ndërsa shumica e tyre përballen me diskriminim në vendin e punës.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) – Gruaja rome në vend nuk përballet vetëm me diskriminim të thjeshtë, por me diskriminim të shumëfishtë dhe për këtë peshën të cilën e mban në supet e saja është, jo vetëm pse është grua, por sepse është edhe rome, dhe sepse jeton në varfëri. Raporti i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) për periudhën 2022-2024 tregon fakte shqetësuese në sferën e marrëdhënieve të punës ndaj romeve, sipas të cilit vetëm 8 për qind e romeve janë të punësuara, ndërsa shumica e tyre përballen me diskriminim në vendin e punës.
“Gruaja rome përballet me përjashtim serioz strukturor nga tregu i punës. Kjo dëshmohet edhe nga të dhënat e mëposhtme nga raporti - nëse sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, romët përbëjnë 2,53 për qind të popullsisë, të dhënat për vitin 2023 tregojnë se shkalla e përgjithshme e papunësisë është 13 për qind, sot rreth 11,5 për qind, ndërsa tek gratë rome arrin rreth 67 për qind”, deklaroi në konferencën e sotme për media anëtari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Zekir Abdulov.

Ai theksoi se vetëm 8 për qind e romeve janë të punësuara, që, tha ai, tregon për përjashtim serioz strukturor nga tregu i punës.
“Gratë rome shpesh punojnë në sektorin joformal, pa mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe me qasje të kufizuar në masat e punësimit. Këto të dhëna konfirmojnë se diskriminimi ndaj grave rome nuk është vetëm gjinor ose etnik, por është i ndërthurur edhe me varfërinë dhe arsimin e ulët. Edhe pse kohët e fundit ka pasur disa rezultate pozitive, ende kemi 25 për qind të grave rome që përballen me diskriminim në qasjen në punësim”, theksoi Abdulov.
Për fat të keq, nga Raporti vërehet se edhe krahas shkallës së lartë të diskriminimit ndaj gruas rome, veçanërisht gjatë punësimit, megjithatë numri i ankesave të parashtruara nga mbrojtja nga diskriminimi është shumë i ulët.
Abdulov gjithashtu e theksoi edhe problemin me të cilin përballemi kohën e fundit – ndërsa ai është vendet e zbrazëta në administratën publike dhe shtetërore, ku romet në çfarëdo lloj baze që e lirojnë vendin, në ato vende të punës tashmë nuk punësohen romë dhe për këtë, tha ai, kjo është çështje serioze për të cilën duhet të mendojmë seriozisht të gjithë.

Sevgi Idriz Muratogllu, udhëheqëse e Departamentit për Parandalim nga Diskriminimi theksoi se gjykatat nuk e njohin natyrën gjinore të diskriminimit në vendin e punës.
Ajo theksoi se fuqizimi juridik dhe ekonomik i romeve, do të kontribuojë drejt shfrytëzimit të rritur të mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi dhe pjesëmarrja e tyre në konsultime për politika të cilat ju interesojnë drejtpërdrejt.
Anëtarët e Komisionit përfunduan se diskriminimi ndaj romeve në sferën e punësimit është problem strukturor dhe i shumë shtresave, ndërsa zgjidhja kërkon veprim të përbashkët të KPMD, Avokatit të Popullit, gjykatave, inspektorateve, organizatave civile dhe vetë bashkësive. fc/
Foto: MIA