• петок, 20 февруари 2026

Koçiu: Një pjesë e mjeteve të konfiskuara, të përfituara nga aktivitete kriminele, u kthehet në shërbim të komunitetit

Koçiu: Një pjesë e mjeteve të konfiskuara, të përfituara nga aktivitete kriminele, u kthehet në shërbim të komunitetit

Tiranë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Ministrja shqiptare e Punëve të Brendshme Albana Koçiu deklaroi se një pjesë e mjeteve të përfituara nga aktivitete kriminele do të kthehen në shërbim të komunitetit.

Koçiu, në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, theksoi se "paratë dhe prona, të përfituara nga droga, mashtrimi apo format e tjera të krimit, më nuk janë simbol i fuqisë pse privilegjeve, por do të kthehen aty ku e kanë vendin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës".  

Si dëshmi konkrete të këtij përkushtimi, tha ajo, Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur thirrje për financimin e projekteve, mundësi kushtuar organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë për qëllim ta transformojnë pronën kriminele të konfiskuar në projekte me ndikim të vërtetë shoqëror.

Koçiu publikoi se tërë fondi i disponueshëm është rreth 15 milionë lekë (150.000 euro), të cilat “nuk vijnë nga buxheti i qytetarëve, por nga pronat kriminele të konfiskuara, të cilat kthehen në dobi të komunitetit".

"Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i krimit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i grupeve të prekura, veçanërisht individëve dhe grupeve të goditura ose në rrezik nga krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore dhe formave tjera të krimit", theksoi Koçiu.

Ajo u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët, ku “pasuritë kriminele transformohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin”.

Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar jep me qira një pjesë të kësaj prone, me ç'rast, vitin e kaluar, të ardhurat tejkaluan 2,2 milionë euro, që është vlerë më e lartë për 39 për qind krahasuar me vitin 2024. bsh/

Остани поврзан