• четврток, 25 декември 2025

Kosova zyrtarisht merr armë antitank nga Gjermania

Kosova zyrtarisht merr armë antitank nga Gjermania

 Prishtinë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Kosova zyrtarisht ka marrë armë antitank nga Gjermania, konkretisht sistemin e njohur "Pancerfaust 3", si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në siguri dhe mbrojtje midis dy vendeve, raportuan mediat e Kosovës.

 Sipas komunikatës, qëllimi i dorëzimit është rritja e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual dhe përafrimin e tyre me standardet e partnerëve euroatlantikë.

 Autoritetet e Kosovës theksojnë se pajisja do të përdoret jashtëzakonisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnim profesional.

 "Pancerfaust 3" konsiderohet si një nga sistemet më të përparuara antitank që i përdorin disa  armata evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë konsoderohet si një dëshmi e mëtejshme e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, vunë në dukje mediat e Kosovës.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан