• среда, 24 декември 2025

Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim

Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim

Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve lokale paralajmëroi se në Kongres do të riorganizohen dhe do të rinovojnë strukturat.

Pas seancës së Këshillit të BDI-së të mbajtur muajin e kaluar, partia paralajmëroi se kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik, organizativ dhe programatik të partisë.

"Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja, kumtoi BDI. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

-

 

Остани поврзан