• недела, 15 март 2026

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

Shkup, 15 mars 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан