• понеделник, 06 април 2026

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të propozojë kryetar të KRRE-së

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të propozojë kryetar të KRRE-së

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) – Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do t’i shqyrtojë dy aplikimet për konkursin publik për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Sipas informacioneve të MIA-s, në konkurs janë paraqitur Aco Ristov, ish kryetar i Radovishit dhe Shamil Rexhepi, i punësuar në KRRE. 

Konkursi për kryetar të KRRE-së ishte shpallur pasi Marko Bislimoski dha dorëheqje, por funksionin do ta kryejë deri në zgjedhjen e njeriut të ri të parë të Komisionit. 

Sipas Ligjit për energjetikë, pas shqyrtimit të aplikimeve, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i propozon Kuvendit, propozim kandidat për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. 

Kryetari i KRRE-së, pritet të zgjidhet në mbledhjen plenare të caktuar për të mërkurën. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан