• четврток, 25 декември 2025

Komisioni i ekspertëve për rastin me foshnjën e vdekur në KGJO është formuar, ministri kërkon të mos sensacionalizohet me rastin, të priten të gjitha raportet

Komisioni i ekspertëve për rastin me foshnjën e vdekur në KGJO është formuar, ministri kërkon të mos sensacionalizohet me rastin, të priten të gjitha raportet

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni i ekspertëve për rastin me foshnjën e vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup është formuar dhe do të pritet raporti i tij, si dhe raporti i autopsisë për të dalë me informatat përfundimtare.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencën për shtyp kërkoi të mos sensacionalizohet nga rasti dhe të priten rezultatet e të gjitha institucioneve relevante.

"Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përfundoi me procedurat, kishte edhe konferencë për shtyp. Atje nuk janë shënuar procedura administrative të cilat nuk janë implementuar. Gjithashtu Komisioni është formuar, mendoj se sot janë në terren ,nëse jo sot të hënën. T'i presim rezultatet edhe të autopsisë për t'i mbledhur të gjitha rezultatet dhe do të ketë informacion", tha Aliu.

I pyetur pse inspektori në raportin e tij nuk e ka marrë parasysh  ankesën e udhëheqëses së repartit të KGJO-së i cili tregon në trajtimin joadekuat të foshnjës, ministri tha se ishte në udhëtim zyrtar dhe nuk ishte në gjendje ta shihte dokumentin.

"Realisht nuk isha këtu. Dokumentin e kam në zyrë dhe nuk arrita ta lexoj. Në komunikim me drejtorin e ISHSSH më tha se rasti nga pikëpamja e tyre është i pastër ashtu që këto janë informatat që i kam. Do të kontrolloj gjithçka që ka brenda, do ta analizoj dhe do t'ju informoj", tha Aliu.

Pas njoftimit se në KGJO ka vdekur një foshnjë, ishte kryer kontroll i jashtëzakonshëm inspektues nga ana e ISHSSH i cili konstatoi se arsyeja e vdekjes është pneumotoraks msiv dhe edemë në tru. Megjithatë, priten rezultatet e autopsisë të cilat saktë duhet të regojnë se cila është arsyeja e vdekjes së foshnjës. sa/ 

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан