• сабота, 21 февруари 2026

Komisariati i lartë i KB-së për të drejta të njeriut e akuzoi Izraelin për krime të luftës në Bregun Perëndimor

Komisariati i lartë i KB-së për të drejta të njeriut e akuzoi Izraelin për krime të luftës në Bregun Perëndimor

Gjenevë, 6 shkurt 2026 (MIA) - Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut sot e kritikoi ashpër Izraelin për veprimet e tij në Bregun perëndimor, përfshirë edhe në Jerusalemin lindor, të cilët janë në dobi të kolonëve hebraikë, duke i prëshkruar ato si krime të luftës, kumtoi DPA.

Komisariati kumtoi se më 12 janar, shërbimet izraelite të sigurisë rrëzuan mbi 70 ndërtesa në Jerusalemin lindor, arrestuan 25 palestinezë, bastisën dhjetëra shtëpi dhe shitore dhe konfiskuan pronë. Kjo është bërë për shkak të ndërtimit të planifikuar të lagjeve hebraike atje.

"Deportimi i paligjshëm apo zhvendosja e popullatës e cila jeton nën okupim paraqet krim lufte, dhe, në rrethana të caktuara, mund të paraqesë edhe krim kundër njerëzimit", tha Tamin al-Hitan, zëdhënës i KB-së për të drejta të njeriut. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан