• сабота, 21 февруари 2026

Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut shprehi shqetësim pas raportit për mbi 50 civilë të vrarë në Sudan

Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut shprehi shqetësim pas raportit për mbi 50 civilë të vrarë në Sudan

Gjenevë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Folker Tirk sot shprehi shqetësim pas raportimeve se mbi 50 civilë janë vrarë në sulmet me dronë në Sudan në afat prej dy ditëve.

Sulme të ndara me fluturake pa pilot të dielën dhe të hënën shkaktuan vdekjen e së paku 57 civilëve, përfshirë 15 fëmijë, në katër shtete në Sudan, sipas të dhënave të organizatës botërore.

Tirk deklaroi se sulmet vdekjeprurëse janë përkujtues për pasojat katastrofike të luftës me dronë ë Sudan, në të cilën cak janë civilët dhe inffrastruktura civile.

Së paku 28 civilë janë vrarë të dielën gjatë sulmit të armatës së rregullt sudaneze ndaj tregut As Safia në shtetin Kordofani Veriore, kumtoi KB. Ditën tjetër, 26 civilë ishin viktima të një sulmi të ngjashëm, të kryer sërish nga ushtria ndaj një kampi refugjatësh në As Sunut, në shtetin Kordofani Perëndimor.

Gjithashtu të hënën, Forcat për mbështetje të shpejtë (RSF), të cilat luftojnë kundër armatës së rregullt sudaneze, kryen sulme me fluturake pa pilot ndaj dy shkollave fillore në qytetin Diling, shteti Kordofani Jugor, kumtoi më tej KB.

Rajoni i Kordofanit të Madh, i cili prëbëhet prej tre shteteve, u bë linja më e re e frontit në konfliktin në Sudan që po zgjatë tashmë pothuasje tre vite, ndërkaq i cili shkaktoi krizë të rëndë humanitare, duke detyruar miliona njerëz t'i braktisin shtëpitë e veta.

"Vazhdimi i sulmeve nga të gjitha palët (në konflikt) ndaj objekteve civile duhet të ndalet. Palët duhet të ndërmarrin masa urgjente për mbrojtje të civilëve, përfshirë edhe përmes përmbajtjes nga shfrytëzimi i objekteve civile për caqe ushtarake", deklaroi Tirk. ab/

Foto: KB

Остани поврзан