• сабота, 19 септември 2026

Kolumbia njeh sovranitetin izraelit mbi Lartësirat e aneksuara të Golanit

Kolumbia njeh sovranitetin izraelit mbi Lartësirat e aneksuara të Golanit

Bogota, 11 gusht 2026 (MIA) - Qeveria e re e djathtë konservatore e Kolumbisë e njohu sovranitetin izraelit mbi Lartësirat e Golanit, territor që Izraeli e pushtoi nga Siria në vitin 1967.

SHBA-ja deri tani ishin i vetmi shtet që e njihte aneksimin e këtij territori nga Izraeli, të shpallur në vitin 1981.

"Qeveria e Kolumbisë e njeh sovranitetin izraelit mbi atë territor, si dhe të drejtën e këtij shteti për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kolumbisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Lartësirat e Golanit edhe më tej vazhdojnë të konsiderohen territor sirian nën pushtim ushtarak izraelit.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e falënderoi për një vendim të tillë "mikun e tij të mirë", presidentin e ri të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella.

Saar të premten mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të De la Esprielas.

De la Espriela dëshiron ta zhvendosë ambasadorin kolumbian në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem dhe të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, të ndërprera nga paraardhësi i tij i majtë, Gustavo Petro.

Gjatë fushatës zgjedhore, De la Espriela premtoi marrëdhënie më të afërta me Izraelin dhe SHBA-në, ndërsa mori edhe mbështetjen e presidentit amerikan Donald Tramp. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s