Kolo Muani në Juventus
- Gjigandi italian i futbollit Juventus ka njoftuar ardhjen e Randal Kolo Muani nga PSZH, duke nënshkruar një kontratë me sulmuesin francez deri në verën e vitit 2031.
Torino, 2 gusht 2026 (MIA) – Gjigandi italian i futbollit Juventus ka njoftuar ardhjen e Randal Kolo Muani nga PSZH, duke nënshkruar një kontratë me sulmuesin francez deri në verën e vitit 2031.
Vlera e transferimit është 38 milionë euro.
Sulmuesi 27-vjeçar Muani rikthehet në klubin për të cilin luajti si futbollist i huazuar për gjysmën e sezonit gjatë pranverës së kaluar.
Me fanellën e Juventusit ai shënoi 10 gola në 22 ndeshje, përpara se sezonin e kaluar ta kalonte si i huazuar te klubi i Premierligës, Totenhem. ls/
Foto: Arkiv