• понеделник, 20 април 2026

Kneseti e votoi buxhetin më të madh izraelit, ushtria merr 20 për qind më shumë

Kneseti e votoi buxhetin më të madh izraelit, ushtria merr 20 për qind më shumë

Tel-Aviv, 30 mars 2-26 (MIA) - Pas mbledhjes maratonike, parlamenti izraelit sot votoi për buxhetin shtetëror për vitin 2026 duke siguruar se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu mund ta përfundojë mandatin deri në vjeshtë.

Izraeli duhej ta miratonte buxhetin para 1 prillit në mënyrë që të evitojë shkaktim të zgjedhjeve të parakohshme. Netanjahu ende ka të drejtë t'i shpallë nëse kjo nevojitet.

Opozita izraelite e dënoi buxhetin për shkak të rritjes së financimit të komuniteteve ultra-ortodokse në Izrael në kohë të shpenzimeve të rritura për shkak të luftës në Iran dhe rikuperimit nga lufta dyvjeçare në Gazë.

Lideri opozitar, Jair Lapid buxhetin e quajti "vjedhjen më të madhe në historinë e vendit".

Mllefi u rrit edhe në komunitetet ultra-ortodokse për shkak të refuzimit të kryesisë së saj për t'i lejuar burrave të rinj të shërbejnë në armatë, së cilës tani i nevojitet secili ushtar për shkak të luftërave me Iranin dhe kundër lëvizjes Hezbollah në Liban. Shërbimi ushtaral është i detyrueshëm për shumicën e hebrenjve.

Qeveria e Netanjahut ndodhet në muajt e fundit të mandatit të vet katërvjeçar dhe duhet të mbajë zgjedhje deri në fund të tetorit. Qeverië izraelite zgjasin një mandat të plotë por miratimi i buxhetit do të thotë se Netanjahu, popullariteti i të cilit ra në mënyrë drastike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, me siguri do të mund ta përfundojë mandatin e vet.

Buxheti u miratua me 62 vota "për" dhe 55 "kundër". ab/

fotо: МIА arkivi

Остани поврзан