Kliks: Të paktën 10 persona humbën jetën në përmbytjet në BeH, u kërkua ndihmë nga Forcat e Armatosura
- Kryeministrja e kantonit Hercegovino-Neretva (HNK) Marija Buhaç sot kumtoi se ka viktima në zonat e përmbytura në komunat Jabllanicë, Konjiq, Fojnicë dhe Kreshevë.
Sarajevë, 4 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja e kantonit Hercegovino-Neretva (HNK) Marija Buhaç sot kumtoi se ka viktima në zonat e përmbytura në komunat Jabllanicë, Konjiq, Fojnicë dhe Kreshevë.
Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga portali Klix.ba, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë është rritur në mbi 10 persona. Informacioni në portalin e Sarajevës për momentin nuk është konfirmuar.
Buhaç theksoi se një stuhi e fortë goditi zonën veriore të HNK, e cila u përmbyt. Ajo shtoi se qeveria e HNK-së ka kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të BeH-së dhe po kërkohen helikopterë për të shpëtuar një fëmijë në Jabllanicë.
“Kemi dhënë urdhër për ushtrinë dhe helikopterët. I dërgova një kërkesë komandantit, e cila është një procedurë e shkurtër dhe duhet miratuar. Ne duhet të evakuojmë një fëmijë," deklaroi për Kliks ministri i Mbrojtjes i BeH-së, Zukan Helez.
Në atë pjesë të BeH-së, për shkak të përmbytjeve, janë bllokuar shumë rrugë, ndërsa popullata është këshilluar të mos udhëtojë.
Gjatë ditës do të mbahet një seancë urgjente e Këshillit të ministrave të BeH-së. ls/
Foto: Printskrin