• четврток, 15 јануари 2026

Klekovski: Do të rriten çmimet për pakon themelore specialistike dhe për pakon interniste

Klekovski: Do të rriten çmimet për pakon themelore specialistike dhe për pakon interniste

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Pas më shumë se 10-vjetëve anulim kemi vendosur t'i nrrisim çmimet për pakon themelore specialistike dhe për pakon interniste, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Kontrolli specialist, sipas Listës së çmimeve të Fondit, sqaroi ai, deri më tani ka qenë 380 denarë dhe është çmim dekadësh.

"Tani rritja është 720 denarë. Efekti neto i këtij vendimi për institucionet e kujdesit shëndetësor do të jetë rreth një miliard denarë në vit, 80 përqind në sektorin publik dhe 20 për qind në sektorin privat, sepse kemi një sektor specialistik publik dhe privat. Paketa e internistisë ka një efekt më të vogël, do të jetë rreth 340 milionë denarë shtesë. Do të ketë një rritje simbolike të pjesëmarrjes. Për një shërbim që tani kushton 40 denarë, do të jetë 60 denarë", shtoi Klekovski. mb/

Остани поврзан