• четврток, 25 декември 2025

KGJO: Obduksioni tregoi se nuk ka dëmtime fizike në organet e foshnjes, shkaku i vdekjes është papjekuria e mushkërive

KGJO: Obduksioni tregoi se nuk ka dëmtime fizike në organet e foshnjes, shkaku i vdekjes është papjekuria e mushkërive

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Klinika e Gjinekologjisë ku ndërroi jetë foshnja, sot përmes një njoftimi deri te mediat informoi se obduksioni ka treguar se nuk kishte lëndime fizike në asnjë nga organet dhe se shkaku i vdekjes ishte insuficienca respiratore dhe sindroma e stresit respirator, gjegjësisht papjekuria e mushkërive. 

"Pas marrjes së rezultatit nga ana e Klinikës, familja u thirr rregullisht për t’u informuar personalisht për të gjitha detajet e gjetjeve. Për zhvillime të mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi një komision ekspertësh me qëllim zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e ndonjë parregullsie në trajtimin e foshnjes. Sipas përfundimit, Klinika do të veprojë sipas të gjitha procedurave ligjore të parashikuara për nisjen eventuale të një procedure disiplinore brenda afatit të lejuar kohor. Si institucion, shprehim keqardhje të thellë dhe njëkohësisht bashkëndjejmë me dhimbjen dhe humbjen e familjes. Punonjësit e KGJO-së çdo ditë luftojnë për jetët e shumë fëmijëve, por për fat të keq ndodhin edhe humbje, të cilat i përjetojmë jo vetëm si humbje profesionale, por edhe si humbje emocionale", thuhet në informacionin nga KGJO. 

Ministri i Shëndetësisë, Azi Aliur sot në konferenën për shtyp tha se tani më është formuar komisioni ekspertësh dhe kërkoi që të respektohen procedurat dhe të priten raportet nga të gjitha institucionet para se të nxirret ndonjë përfundim, duke lutur që nga rasti të mos bëhet sensacion. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан