• понеделник, 16 март 2026

KB-ja konfirmoi se në sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan janë vrarë civilë

KB-ja konfirmoi se në sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan janë vrarë civilë

Kabul, 23 shkurt 2026 (MIA) - Misioni i Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) sot kumtoi se ka marrë raporte të besueshme për viktima civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet ajrore të fundit pakistaneze në Afganistan, njoftoi DPA. 

Në sulmet e natës u goditën katër lokacione në provincat Nangarhar dhe Paktika, kumtoi UNAMA.

Misioni i KB-së konfirmon se në Nangarhar, shifrat paraprake tregojnë se të paktën 13 civilë janë vrarë, ndërsa shtatë janë lënduar. Autoritetet lokale fillimisht raportuan një numër më të lartë të të vdekurve, mbi 18, por një zëdhënës i policisë së Nangarhar deklaroi se pesë trupa ende rezultojnë si të zhdukur nën rrënoja.

Ministria e Arsimit të Afganistanit kumtoi se midis të vrarëve ka edhe tetë nxënës. 

Në provincën Paktika, një sulm goditi një shkollë dhe dëmtoi pjesërisht një xhami, ndërsa një sulm tjetër shkatërroi pjesërisht një shtëpi banimi të zbrazët, shtoi UNAMA. Nuk u raportuan viktima civile në dy incidentet e fundit.

UNAMA u bëri thirrje të gjitha palëve të ndërpresin armiqësitë dhe të parandalojnë dëme të mëtejshme ndaj civilëve.

Kabuli zyrtar dje thirri ambasadorin pakistanez dhe paralajmëroi për pasoja. Ministria e Mbrojtjes së talebanëve premtoi një "përgjigje të përshtatshme dhe të matur", ndërsa sulmet u dënuan gjerësisht nga politikanët afganë.

Tensionet midis dy fqinjëve u përshkallëzuan pas sulmeve ajrore pakistaneze në Kabul në tetor dhe përplasjeve të mëvonshme ndërkufitare.

Forcat tokësore shkëmbyen zjarr artilerie përpara se të arrihej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Katari. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia dështuan ta lehtësonin ngërçin.

Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për strehimin e grupeve militante përgjatë kufirit të kontestuar. 

Një raportin e Kombeve të Bashkuara theksohet se të paktën 70 civilë afganë u vranë, ndërsa 478 u plagosën në tre muajt e fundit të vitit 2025 në sulme që u atribuohen forcave pakistaneze. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан