• четврток, 19 март 2026

Katari i dëboi atashetë iranianë ushtarakë dhe të sigurisë

Katari i dëboi atashetë iranianë ushtarakë dhe të sigurisë

Doha, 19 mars 2026 (MIA) – Katari i shpalli atashetë ushtarakë dhe të sigurisë së ambasadës iraniane dhe personelin e tyre si persona të padëshiruar dhe i dëboi nga vendi, thuhet në kumtesën e publikuar mbrëmë. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit në kumtesën e publikuar në rrjetin social X thekson se përfaqësuesve iranianë u është dhënë afat prej 24 orëve që të largohen nga shteti i Gjirit. 

“Ministria sqaroi se ky vendim vjen si përgjigje e qëllimeve të përsëritura iraniane dhe agresionit të dukshëm ndaj Shtetit Katar”, vazhdohet në kumtesë, duke e quajtur këtë shkelje të “sovranitetit dhe sigurisë së tij”, si dhe të rezolutave të KB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe “parimeve të fqinjësisë së mirë”. 

Katari njoftoi se i ka paralajmëruar autoritetet iraniane se do t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme që t’i mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e tij, në përputhje me dispozitat e të drejtës ndërkombëtare”, transmetoi DPA. 

Gjatë sulmeve amerikane- izraelite mbi Iran, forcat e armatosura iraniane në disa raste me raketa dhe fluturake pa pilot i sulmuan Katarin dhe shtetet e tjera në Gjir të cilët janë aleatë të SHBA-së. fc/

 

Остани поврзан