Katër persona arrestohen në Strugë, Kërçovë dhe Ohër për shkak të mbajtjes së armëve dhe drogës
- Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, mbrëmë u ndaluan katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi MPB.
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, mbrëmë u ndaluan katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi MPB.
Në Strugë, nëpunësit policor nga Departamenti Kundër Trafikimit të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese". Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë "Dessert Lort" e kalibrit 9 mm dhe karikator i zbrazur për pistoletën, të cilën e posedonin pa leje dhe për të cilën i mituri deklaroi se prindërit e tij nuk ishin në dijeni.
Nëpunësit policor nga Zyra e Jashtme për Çlshtje Kriminalistike në Kërçovë e privuan nga liria B.B. (52) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar 23 copë municion të kalibrit 9 mm.
Në Ohër, nëpunës policorë nga Seksioni kundër Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Ohër e privuan nga liria Sh.F. (37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Nga MPB informojnë se për ngjarjet janë njoftuar prokurori publik kompetent dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse. sa/
Foto: MPB