• понеделник, 16 март 2026

Kallas nuk beson se sot do të ketë përparim rreth miratimit të pakos së 20-të të sanksioneve ndaj Rusia

Kallas nuk beson se sot do të ketë përparim rreth miratimit të pakos së 20-të të sanksioneve ndaj Rusia

Bruksel, 23 shkurt 2026 (MIA) -  Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot para takimit të ministrave të jashtëm të Unionit në Bruksel deklaroi se nuk beson se do të arrihet përparim në miratimin e pakos së 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të bllokadës nga Hungaria dhe Sllovakia.

"Do të kemi bisedime për Ukrainën. Siç e dini, nesër është përvjetori i katërt i asaj lufte të tmerrshme dhe do të diskutojmë për pakone 20-të të sanksioneve, por siç e dini të gjithë, mendoj se sot nuk do të ketë përparim për këtë çështje, megjithatë sigurisht do të bëjmë përpjekje", tha Kallas pas mbërritjes në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme.

Ajo tha se po bëhen "përpjekjet më të mëdha për të zbatuar atë pako sanksionesh" dhe se do ta ngritë këtë çështje me vendet që e bllokojnë.

Ajo tha se u kanë bërë të qartë atyre vendeve se problemet e tyre nuk kanë lidhje me pakon e 20-të të sanksioneve dhe se nuk duhet të lidhen gjëra që nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Java e kaluar, Hungaria dhe Sllovakia njoftuan se do të ndërpresin furnizimet me dizel për Ukrainë për shkak të ndërprerjes së furnizimit me naftë përmes tubacionit Druzhba.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, dje tha se vendi i tij do të bllokojë përpjekjen e Bashkimit Evropian për të miratuar pakon e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, si dhe se do të ndalojë përpjekjet për të ofruar ndihmë të mëtejshme për Ukrainën

"Në Këshillin e Jashtëm të nesërm, BE ka për qëllim të miratojë pakon e 20-të të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë. Deri sa Ukraina të rifillojë transitin e naftës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë përmes tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë të merren vendime që janë të rëndësishme për Kievin", shkroi Peter Sijartoi në X. 

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, dje deklaroi se Budapesti ka vendosur të marrë tre kundërmasa për të detyruar vazhdimin e furnizimeve me naftë – eksporti i dizelit për Ukrainën nuk do të vazhdojë deri sa furnizimet me naftë të rikthehen. Gjithashtu tha se do të ndalohet huaja e BE-së prej 90 miliardë eurosh, për miratimin e së cilës është e nevojshme pëlqimi i Hungarisë, dhe se nuk do të jetë e mundur të jepet ndonjë hua ushtarake për Ukrainën deri sa të rifillojnë furnizimet me naftë për Hungarinë.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, gjithashtu tha se vendi i tij do të ndalë furnizimet emergjente me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimet me naftë nuk rifillojnë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан