Kallas: Historia është plot me shembuj kur ka pasur edhe rënie të regjimeve, por pyetja është çka vjen pas
- – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Kaja Kallas deklaroi se është e pasigurt çka do të vijonte pasa rënies eventuale të regjimit iranian.
Bruksel, 13 janar 2026 (MIA) – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Kaja Kallas deklaroi se është e pasigurt çka do të vijonte pasa rënies eventuale të regjimit iranian.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Kallasi paralajmëroi se ndryshimi i pushtetit nuk garanton të ardhme më të mirë për vendin.
“Historia është plot me shembuj ku ka pasur rënie të regjimeve, por pyetja është çka vjen më pas”, tha ajo.
Për situatën momentale në Iran, Kallasi deklaroi se rezultati nuk është i qartë.
“Për momentin nuk është e qartë nëse regjimi do të bjerë ose jo, është e qartë se protestat janë masive”, theksoi ajo.
“Gjithashtu është e qartë se regjimi në mënyrë brutale shtyp dhe mbyt njerëz që me të vërtetë të nxisë frikë në shoqëri”, shtoi Kallasi. fc/
Foto: EPA