• четврток, 25 декември 2025

Kallas: Do të kemi marrëveshje për shfrytëzim të pronës së ngrirë ruse

Kallas: Do të kemi marrëveshje për shfrytëzim të pronës së ngrirë ruse

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas sot deklaroi se është e bindur se liderët e Bashkimit Evropian do të arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për financim të mbrojtjes dhe ripërtëritjes së Ukrainës para samitit të sotëm të BE-së.

Në bisedë për radio kanalin gjerman Dojçlandfunk, tha se kjo nuk do të jetë hera e parë të gjendet zgjidhje në një situatë aq të ndërlikuar.

Liderët e BE-së sot do të vendosin si do ta financojnë Ukrainën në vitin 2026 dhe 2027, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë t'i kundërpërjgigjet agresionit rus, me ç'rast shfrytëzimi i mjeteve të ngrira ruse në BE është opsioni më i sigurt, transmetojnë mediumet britanike. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан