• недела, 22 март 2026

Kac: Tani objektivi për eliminim është sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Kasem

Kac: Tani objektivi për eliminim është sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Kasem

Jerusalem, 2 mars 2026 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem, është objektiv për eliminim.

Kërcënimi u bë pas sulmit të djeshëm me raketa dhe dronë nga Hezbollahu ndaj territorit izraelit.

Organizata terroriste Hezbollah do të paguajë një çmim të lartë për atë që ka qëlluar Izraelin, ndërsa Naim Kasem, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, i cili vendosi të qëllojë nën presionin e Iranit – tani është shënjestër për eliminim. Cilido që ndjek rrugën e Hamneit, së shpejti do të përfundojë në thellësitë e ferrit së bashku me të gjitha elementet e penguara të boshtit të së keqes, shkroi Kac në platformën Iks.
 
Ai shtoi se së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu kanë urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të përdorin forcë kundër Hezbollahut, ndërsa ato vazhdojnë të ndjekin qëllimin kryesor për rrëzimin dhe mposhtjen e regjimit terrorist iranian.
 
Kasem pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut e trashëgoi nga Hasan Nasrallah, i cili u vra nga IDF në shtator të vitit të kaluar. ls/

Foto: DPA

 

 

 

Остани поврзан