Kac: Izraeli do të vendosë një zonë tampon në jug të Libanit deri te lumi Litani
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaroi se Izraeli pas përfundimit të konfliktit me Hezbollahun, do të vendosë një zonë tampon në jug të Libanit dhe do të mbajë kontrollin mbi të gjithë zonën deri te lumi Litani.
Jerusalem, 31 mars 2026 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaroi se Izraeli pas përfundimit të konfliktit me Hezbollahun, do të vendosë një zonë tampon në jug të Libanit dhe do të mbajë kontrollin mbi të gjithë zonën deri te lumi Litani.
"Në fund të operacionit, IDF-ja do ta kontrollojë rajonin deri te lumi Litani, duke përfshirë edhe urat e mbetura mbi Litani, duke eliminuar forcat Radvan (njësi elitare ushtarake e Hezbollahut), të cilat janë infiltruar në zonë, dhe duke shkatërruar të gjithë armët atje", tha Kac.
Ai theksoi se më shumë se 600.000 libanez, të evakuuar në pjesën veriore, do t'u ndalohet kthimi në jug të Litanit derisa të ketë garanci për sigurinë e banorëve të Izraelit verior.
"Për këtë qëllim, të gjitha shtëpitë në fshatrat pranë kufirit do të shkatërrohen, sipas modelit të Rafas dhe Beit Hanun në Gazë, për të eleminuar në mënyrë të përhershme kërcënimet ndaj banorëve izraelitë pranë kufirit", theksoi Kac.
Lumi Litani derdhet në Detin Mesdhe rreth 30 kilometra në veri të kufirit të Izraelit me Libanin.
IDF-ja që nga 13 marsi ka shkatërruar pesë ura mbi lumin dhe ka përshpejtuar shembjen e shtëpive në fshatrat libanezë pranë kufirit izraelit. Izraeli pretendon se kjo fushatë është fokusuar kundër Hezbollahut, jo kundës civilëve libanezë. qa/
Foto: EPA