• четврток, 25 декември 2025

Javën e ardhshme takimi i parë me ekspertët e huaj për rastin e njoftuar nga kardiologu intervenues Kedev

Javën e ardhshme takimi i parë me ekspertët e huaj për rastin e njoftuar nga kardiologu intervenues Kedev

Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Javën e ardhshme duhet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj të cilët do të angazhohen për rastin me operacionet e pajustifikuara mjekësore të zemrës të zbuluara nga kardiologu intervenues Sashko Kedev.

"Procedurat nga ana jonë kaluan, Janë dërguar tek ata. Aktualisht po përkthehen të gjitha materialet në gjuhën angleze. Materiali është i vëllimshëm dhe vlerësoj se takimi i parë që do të jetë onlajn do të mbahet javën e ardhshme. Nuk dëshiroj të saktësoj ditën sepse duhet të koordinohen gjithsej 20 njerëz", deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kedev para disa muajsh njoftoi se disa spitale kryejnë intervenime të panevojshme me qëllim të fitimit, duke përfshirë edhe vendosjen e stentit të panevojshëm. Pas kësaj u formua komisioni intern, por edhe komisioni nga tre ekspertë të huaj.

Në konferencën për shtyp në nëntor, ministri Aliu dhe anëtarët e komisionit të brendshëm informuan se prej atëherë 25 ankesat e mbërritura për raste të dyshimta, të cilat janë raportuar nga qytetarët dhe institucionet mjekësore, komisioni analizoi 19, ndërsa për 10 pacientë është konfirmuar se pa nevojë janë dërguar në intervenime vaskulare. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан