• четврток, 15 јануари 2026

Janevska: Të paktën 60 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit për katër vite, nëse buxheti lejon do të ketë më shumë

Janevska: Të paktën 60 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit për katër vite, nëse buxheti lejon do të ketë më shumë

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 60 për qind rritje të pagës  do të kenë mësimdhënësit. për katër vite.  Me marrëveshjen që Qeveria  e nënshkroi me SAShK-un janë përcaktuar rritjet për secilin nga katër vitet, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Deputetja Dragana Bojkovska i bëri një pyetje në lidhje me pagat e mësimdhënëse kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ia la përgjigjen ministres dikasteriale. 

Siç tha ajo,  në marrëveshje qartë janë shkruar përqindjet dhe se në vitin e parë, mësimdhënësit morën një rritje prej 12 për qind, në të dytin dhe të tretin nga 7,5 në 10 për qind, dhe në vitin e fundit do të marrin nga 10 deri në 12 për qind. 

 "Shteti do të vazhdojë të kujdeset për mësimdhënësit, ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Nëse, siç parashikon kjo qeveri, ekonomia lëviz lart, këto përqindje gjithmonë mund të rriten, pavarësisht se çfarë kemi nënshkruar. Ky është minimumi që ata do të marrin. Nëse buxheti lejon, ata gjithmonë mund të marrin më shumë se ky minimum", theksoi Janevska.

E theksoi rolin kyç që mësimdhënësit e kanë për arsimin cilësor dhe se qeveria u kushton vëmendje të veçantë mësimdhënësve jo vetëm duke u siguruar atyre paga më të larta, por edhe duke u ofruar atyre trajnime, kurse dhe arsimim të ndryshëm falas për zhvillimin e karrierës në përputhje me trendet dhe metodat e reja të mësimdhënies.  

Theksoi se mësimdhënësit kanë edhe shtesa të ndryshme page të garantuara nga marrëveshja kolektive dhe se për këtë qëllim janë shpallur konkurse për ngritjen në detyrën e mentorit, këshilltarit, kanë një shtesë për mësuesin klasor, një shtesë për punën në zonat rurale, etj.

 "Që nga ardhja e kësaj Qeverie, janë investuar 700 mijë euro në edukimin e mësimdhënësve dhe ne vazhdojmë me arsimimin dhe trajnimin e tyre në tema të ndryshme... Shteti kujdeset që mësimdhënësit të kenë të ardhura më të larta, tani ata kanë mundësi në mënyra të tjera për të rritur pagat e tyre", theksoi ministrja.

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан