• понеделник, 29 декември 2025

Janevska: Kemi arritur lëvizjen e diçkaje që ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë, kemi efekte të vogla, të ngadalta, por të sigurta

Janevska: Kemi arritur lëvizjen e diçkaje që ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë, kemi efekte të vogla, të ngadalta, por të sigurta

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - “Pres që ata që i japin legjitimitet Qeverisë të thonë nëse janë të kënaqur, dhe para së gjithash mësuesit, prindërit, nxënësit dhe publiku ekspert, me atë që ka bërë Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha ministrja Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se sa është e kënaqur me vitin 2025 në arsim.

Ajo theksoi se personalisht është e kënaqur që ekipi i saj ka arritur të ecë përpara me proceset që kishin ngecur, nga të cilat, tha, deri më tani kanë pasur "efekte të vogla, të ngadalta, por të sigurta" dhe pret që ato të bëhen më të dukshme në të ardhmen.

"Por, nëse më pyetni mua personalisht si ministre, mendoj se së bashku me ekipin tim kemi punuar shumë dhe kemi arritur të lëvizim diçka që ka qëndruar në vend për shumë vite. Kjo lëvizje aktualisht po jep efekte të vogla, të ngadalta, por të sigurta dhe pres që të përshpejtohet në vitet e ardhshme dhe efekti të bëhet më i dukshëm, tha për mediat Janevska, e cila sot mori pjesë në një konferencë kushtuar arsimit formal për nxënësit që i nënshtrohen trajtimit më të gajtë spitalor. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан