• петок, 20 февруари 2026

Janevska: Debati publik për Ligjin për arsim të lartë nuk ka përfunduar, javën e ardhshme Ministria do t'i vizitojë universitetet

Janevska: Debati publik për Ligjin për arsim të lartë nuk ka përfunduar, javën e ardhshme Ministria do t'i vizitojë universitetet

Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se debati publik për Ligjin për arsim të lartë ende nuk ka përfunduar dhe se Ministria pret vërejtje zyrtare nga universitetet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Janevska tha se ende nuk ka përfunduar debati dhe paralajmëroi se nga java e ardhshme, me marrëveshje me universitetet, Ministria do të shkojë për vizitë tek to për debat publik.

"Debati publik nuk ka mbaruar ende, ne ende presim vërejtje. I marrim në ENER, i marrim edhe në email, por gjithashtu presim që universitetet zyrtarisht, në çfarëdo mënyre, të paraqesin vërejtjet e tyre të integruara. Çdo gjë që konsiderojmë të arsyeshme, do të pranohet. Çdo gjë që ne e konsiderojmë se mund të paraqesë problem, do të diskutohet. Kjo do të thotë takim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të gjithë profesorët që duan të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutojmë nenet e kontestueshme dhe shoh se për pjesën më të madhe nuk ka vërejtje. Disa nene mbeten të kontestueshme, për të cilat duhet të dakordohemi dhe të diskutojmë", tha Janevska.

Ajo thotë se Maqedonia nuk ka kohë për rezultate mesatare dhe nënmesatare.

"Theksoj, nuk kemi kohë të luajmë me arsimin dhe shkencën. Nuk kemi kohë për rezultate mesatare dhe nënmesatare, që na sjellin në këtë situatë. Duhet të ecim përpara. Ministria mbështet përparimin, si ligjërisht, ashtu edhe financiarisht", tha Janevska. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан