• четврток, 19 март 2026

Izraeli thotë se e ka vrarë ministrin iranian të inteligjencës

Izraeli thotë se e ka vrarë ministrin iranian të inteligjencës

Tel Aviv, 18 mars 2026 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se ministri iranian i inteligjencës, Esmail Hatib, është vrarë në një sulm ajror izraelit në Teheran gjatë natës, duke shtuar se sot priten “befasi të rëndësishme”. 

“Në këtë dit priten befasi të rëndësishme në të gjitha fushat që do ta përshkallëzojnë luftën të cilën e zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut në Liban”, deklaroi ai gjatë vlerësimit të sigurisë, sipas kabinetit të tij. 

“Intensiteti i sulmeve në Iran po rritet. Ministri iranian i inteligjencës Hatib gjithashtu ishte eliminuar gjatë natës”, ka thënë ai. 

Sipas Kac, ai dhe kryeministri Benjamin Netanjahu “i autorizuan forcat izraelite të mbrojtjes që ta eliminojnë çdo personalitet të lartë iranian... pa pasur nevojë për miratim shtesë”, transmetoi Tajms of Izrael. fc/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан