Izraeli sulmon impiantin më të madh të gazit në Iran
- Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë objekti më i madh i përpunimit të gazit në provincën Bushehr të Iranit, bën të ditur "Tajms of Izrael".
Tel Aviv/Teheran, 18 mars 2026 (MIA) - Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë objekti më i madh i përpunimit të gazit në provincën Bushehr të Iranit, bën të ditur "Tajms of Izrael".
Televizioni shtetëror iranian gjithashtu ka informuar për sulmin. "Pak kohë më parë, pjesë të objekteve të gazit në Zonën speciale ekonomike të energjisë në Parsin jugor në Asaluje u goditën nga raketa të lëshuara nga armiku amerikano-sionist", thuhet në komunikatë.
Gjithashtu thuhet se ekipet e zjarrfikësve u dërguan në vendngjarje për ta lokalizuar zjarrin.
Fusha e gazit në Parsin jugor të cilën Irani e ndan me Katarin është rezerva më e madhe e njohur e gazit në botë. Fusha siguron rreth 70 për qind të furnizimit të brendshëm me gaz natyror të Iranit, derisa Irani e zhvillon pjesën e saj që nga fundi i viteve 1990.
Izraeli gjithashtu sulmoi objektet iraniane në fushë gjatë luftës 12-ditore në qershor të vitit të kaluar.
Foto: arkivi