• среда, 15 април 2026

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e marinës së Gardës Revolucionare të Iranit

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e marinës së Gardës Revolucionare të Iranit

Tel Aviv, 26 mars 2026 (MIA) - Izraeli shënjestroi dhe vrau komandantin e marinës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac. 

Ushtria izraelite "neutralizoi" admiralin Alireza Tangsiri "së bashku me oficerë të lartë të komandës detare", theksohet në kumtesën e Kacit.  

Deri më tani nuk ka konfirmim nga Irani, transmeton DPA. 

Tangsiri u vra në një sulm ajror mbrëmë, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Kac tha se Tangsiri ishte "drejtpërdrejt përgjegjës për operacionin terrorist për të minuar dhe bllokuar Ngushticën e Hormuzit për lundrim". 

Vrasja e tij është një mesazh i qartë për të gjithë anëtarët kryesorë të Gardës Revolucionare që aktualisht kontrollojnë Iranin", tha Kac. 

"Ushtria izraelite do t'ju ndjekë dhe do t'ju eliminojë një nga një. Ajo gjithashtu ishte një shprehje mbështetjeje për përpjekjet e SHBA-së për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Operacionet në Iran do të vazhdojnë me forcë të plotë për të arritur objektivat ushtarake", shtoi ai. 

Tangsiri ka udhëhequr forcat detare të Gardës Revolucionare që nga viti 2018 dhe mbikëqyr operacionet në Gjirin Persik, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme. rq/

Foto: Tangsiri në iks

Остани поврзан