• четврток, 19 март 2026

Izraeli i intensifikoi sulmet ndaj Bejrutit, të paktën 12 veta e kanë humbur jetën

Izraeli i intensifikoi sulmet ndaj Bejrutit, të paktën 12 veta e kanë humbur jetën

Bejrut, 18 mars 2026 (MIA) - Izraeli sot i intensifikoi sulmet ajrore ndaj pjesës qendrore të Bejrutit, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 12 persona, rreth 30-të janë lënduar dhe është shkatërruar një ndërtesë 10-katëshe, kumtuan autoritetet libaneze.

Bejruti ishte cak i sulmeve gjatë natës, të cilat vazhduan edhe në mëngjes, posaçërisht në paralagjet jugore, të cilat janë nën kontrollin e grupit militant libanez Hezbollah dhe të cilat Izraeli vazhdimisht i bombardon, prej se Hezbollahu, me përkrahje të Iranit, ka hyrë në luftë në Lindjen e Mesme si shenjë përkrahjeje për Teheranin.

Vonë mbrëmë, Hezbollahu kumtoi se ka lansuar disa raketa dhe drone, që paraqet një nga sulmet e tij më intensive në këtë luftë. Burime libaneze njoftuan se në valën e parë janë lansuar pothuaj 100 raketa.

Ushtria izraelite sot kumtoi se gjatë natës ka kryer sulme ndaj infrastrukturës së Hezbollahut, pasi grupi dje ka gjuajtur dhjetëra projektile drejt Izraelit.

Më shumë se 900 njerëz e kanë humbur jetën në Liban në sulmet izraelite, prej se Hezbollahu më 2 mars u involvua në luftë, në shenjë të përkrahjes për Teheranin, ndërsa më shumë se një milion njerëz janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre, njoftojnë autoritetet libaneze. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан