• вторник, 13 јануари 2026

Izraeli dhe Gjermania nënshkruan marrëveshje sigurie kundër Iranit

Izraeli dhe Gjermania nënshkruan marrëveshje sigurie kundër Iranit

 Jerusalem, 12 janar 2026 (MIA) - Izraeli dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë,  që synon t'i kundërvihet kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

 Marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri Netanjahu dhe ministri gjerman i Punëve të Brendshme Aleksandar Dobrindt, dënon aktivitetet e Teheranit, si dhe grupet Hezbollah, Hamas dhe Huthi të Jemenit. Në dokument thksohet se këta aktorë kërcënojnë jo vetëm sigurinë e Izraelit, por edhe stabilitetin ndërkombëtar.

 Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Gideon Saar, pas takimit me homologun e tij gjerman, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht ta shpallë Gardën Revolucionare Iraniane një organizatë terroriste.

 "Ky ka qenë prej kohësh qëndrimi i Gjermanisë, ndërsa sot rëndësia e kësaj çështjeje është e qartë për të gjithë", theksoi Saar.

 Foto: Arkivi

 

Остани поврзан