• среда, 14 јануари 2026

Italia planifikon rol aktiv në çdo proces gjyqësor për zjarrin në Kran - Montana

Italia planifikon rol aktiv në çdo proces gjyqësor për zjarrin në Kran - Montana

Romë, 13 janar 2026 (MIA) – Italia dëshiron të ketë rol aktiv në çdo proces gjyqësor për zjarrin në barin zviceran në Kran – Montana në të cilin humbën jetën 40 persona, përfshirë edhe gjashtë adoleshentë italianë. 

“Do tu bëjmë thirrje autoriteteve zvicerane t’i identifikojnë dhe dënojnë përgjegjësit dhe të sigurojnë qartësi të plotë për këtë tragjedi të madhe”, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani për gazetën “Koriera dela sera”. 

“Gjithashtu, do të parashtrojmë kërkesë që të jemi palë civile në këtë rast”, shtoi ai. 

Disa persona ende mjekohen nga djegie të rënda në Milano pas zjarrit i cili shpërtheu për Vitin e Ri. 

Kryeministrja italiane Xhorxha Melloni para pak kohësh dha vërejtje kritike për zjarrin. 

“Ajo që ndodhi në Kran – Montana nuk është fatkeqësi. Ajo që ndodhi në Kran-Montana është rezultat i asaj kur shumë njerëz nuk e kryenin punën e tyre, ose besonin se mund të të fitojnë lehtë para”, tha Melloni. 

Ajo bëri thirrje për hetim thelbësor. 

Autoritetet zvicerane e mbajnë në paraburgim njërin nga pronarët e barit, francezin Zhak Moreti.  

Përkundër kësaj, bashkëshortes së tij dhe bashkëpronare Xhesika Moreti nuk i është lejuar të largohet nga Zvicra, duhet t’i dorëzojë pasaportën dhe dokumentet për identifikim dhe është e detyruar që çdo ditë të paraqitet në stacion policor, njoftoi sot gjykata në Sion. Ajo gjithashtu duhet të paguajë kaucion. 

Sipas gjykatës, Zhak Moreti gjithashtu mund të lirohet pas pagesës së garancisë adekuate. Avokatët e çiftit vazhdimisht theksojnë se asnjë nga ata nuk ka qëllim ta pengojë hetimin. fc/

Foto: DPA

 

Остани поврзан