Ish kryeministri norvegjez, Jagland, është arrestuar për shkak të marrëdhënieve të afërta me Epstein, ka bërë tentim për vetëvrasje
- – Ish kryeministri i Norvegjisë, Torbjorn Jagland para një jave ishte pranuar në spital pasi ka bërë përpjekje për vetëvrasje.
Oslo, 24 shkurt 2026 (MIA) – Ish kryeministri i Norvegjisë, Torbjorn Jagland para një jave ishte pranuar në spital pasi ka bërë përpjekje për vetëvrasje.
Mediat norvegjeze nuk njoftuan për tentimin për vetëvrasje të Jaglandit, i cili më 12 shkurt ishte dyshuar për korrupsion të rëndë në lidhje me raportin e tij të afërt me Xhefri Epstein.
Redaktorët e mediave norvegjeze u morën vesh me avokatin e Jaglandit të mos njoftojnë për përpjekjen e tij për vetëvrasje, por gazeta norvegjeze “iNiterer” vendosi të publikojë me sqarim se mediat nuk guxojnë t’i nënshtrohen presionit dhe se publiku ka të drejtë të dijë.
Gazeta, duke iu referuar burimeve anonime, bën të ditur se Jagland është në gjendje të vështirë, por nuk zbulon në cilin spital është në mjekim.
Ditën e njëjtë kur Jaglandi ishte dyshuar, policia kreu bastisje në banesën e tij në Oslo dhe në pronën në Risor.
Në letrën dërguar Këshillit të Evropës bëhet e ditur se Jaglandi dhe familja e tij në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2018 disa herë i shfrytëzonin banesat private të Epstein në Paris dhe në Nju Jork, ndërsa qëndronin edhe në vilën e tij në Pallm Biç në Florida.
Epstin gjoja ka paguar një udhëtim për gjashtë persona të rritur. Ndërsa gjithashtu grabitqari i ndjerë seksual është ofruar të paguajë për Jaglandin dhe familjen e tij udhëtim në Karaibe, por udhëtimi nuk është realizuar.
Jaglandi ka kërkuar ndihmë nga Epsteini për kredi bankare, por nuk dihet rezultati. fc/
Foto: EPA