Ish kryeministri malajzian Razak duhet të paguajë dënim prej 1,3 miliardë dollarë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe larjes së parave
- Gjykata e Malajzisë sot lëshoi urdhër që ish kryeministri Naxhib Razak, i cili është në burg nga viti 2022, të paguajë 1,3 miliardë dollarë ish filialit të fondit shtetëror "1Malajzia Development Berhad" (1MDB), i cili ishte i involvuar në korrupsion.
Kuala Lumpur, 31 mars 2026 (MIA) - Gjykata e Malajzisë sot lëshoi urdhër që ish kryeministri Naxhib Razak, i cili është në burg nga viti 2022, të paguajë 1,3 miliardë dollarë ish filialit të fondit shtetëror "1Malajzia Development Berhad" (1MDB), i cili ishte i involvuar në korrupsion.
Gjykata supreme në Kuala Lumpur soll aktgjykim se Razak është përgjegjës për humbjet që i pësoi "SRC interneshënëll", ish filial i 1MDB, respektivisht ish kryeministri e ka keqpërdorur pushtetin dhe mjetet e SRC-së i ka përvetësuar.
Razak e vuan dënimin me burg nga gushti i vitit 2022, pasi është shpallur fajtor për korrupsion dhe për larjen e parave. Ai po ashtu duhet të paguajë edhe dënim me para me vlerë prej 12,4 milionë dollarë.
Hetuesit malajzianë dhe amerikanë pohojnë se të paktën 4,5 miliardë dollarë janë vjedhur nga fondi shtetëror 1MDB, të formuar në vitin 2009, ndërsa bashkëthemelues ishte Naxhib.
Në dhjetor, Naxhib u dënua me edhe 15 vjet burg dhe me 2,8 miliardë dollarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larjen e parave në skandalin korruptiv. bsh/
Foto: EPA