• вторник, 13 јануари 2026

Iranianët u tubuan nëpër Evropë, Britani të Madhe, Australi në mbështetje të protestave

Iranianët u tubuan nëpër Evropë, Britani të Madhe, Australi në mbështetje të protestave

Teheran, 11 janar 2026 (MIA) - Iranianët që jetojnë nëpër Evropë, Britani të Madhe, Turqi dhe Auastrali mbajtën tubime në mbështetje të protestave nacionale në Iran gjatë fundjavës, duke brohoritur kundër kryesisë iraniane dhe duke shprehur mbështetje për trashëgimtarin e fronit, Reza Pahlavi.

Demonstrata u mbajtën në Gllazgou, Skoci, si dhe në Geteborg të Suedisë dhe në Holandë, ku demonstruesit brohoritnin sllogane, mes të cilave edhe "Vdekje për Hamnein" dhe "Te jetojë Shahu", sipas videove tek të cilat erdhi Iran Interneshënëll.

Në Londër dhe Stamboll, sot u mbajtën tubime të iranianëve dhe aktivistëve para ambasadës dhe konsullatave iraniane në mbështetje të protestave nacionale në Iran.

Demonstruesit u tubuan edhe afër Portës së Brandenburgut në Berlin, duke i mbështetur protestat në Iran.

Në Melburn të Australisë, iranianët gjithashtu mbajtën tubim të madh të dielën, duke brohoritur "Të jetojë Shahu" në shenjë solidariteti me demonstruesit në Iran. ab/

fotо: ЕPА

Остани поврзан