• недела, 22 март 2026

Irani sulmoi qendrën e naftës "Aramko" në Ras Tanura në Arabinë Saudite

Irani sulmoi qendrën e naftës

Riad, 2 mars 2026 (MIA) – Sipas raporteve të para, Irani me dronë "Shahed" ka sulmuar objektin “Aramko” në Ras Tanura, në Arabinë Saudite, një vend për të cilin thuhet se është një nga qendrat më të mëdha të naftës në botë.

Menjëherë pas kësaj, rafineria e naftës "Saudi Aramko" ndaloi së funksionuari, publikoi "Skaj njuz Arabia".

Punëtorët në fabrikat e "Aramko" po largohen nga objektet pas raportimeve për sulme iraniane.

The footage 👇 of direct hit pic.twitter.com/iIdbt0VEGX

— Acharya Chanakya (@Darkologyy) March 2, 2026

Ras Tanura është një nga qendrat më të rëndësishme energjetike në botë – ndodhet në bregun lindor të Arabisë Saudite dhe shërben si terminal kryesor për eksportin e naftës bruto. Ky objekt përfshin një nga terminalet dhe komplekset rafinerikë më të mëdha të naftës në planet, me kapacitet të madh për përpunimin dhe transportin e naftës me tankerë drejt Azisë, Evropës dhe SHBA-së, dhe për një kohë të gjatë ka qenë një nyje kyçe në rrjedhat globale energjetike.

Për shkak të rolit të saj strategjik në furnizimin me naftë bruto dhe produkte të rafinuara, çdo çrregullim në funksionimin e Ras Tanura-s mund të ketë pasoja serioze për tregun global. ls/

Foto:Iks
 
 
 

 

Остани поврзан