Irani paralajmëron SHBA-në për shkeljet e armëpushimit
- Irani sot kumtoi se mbrojtja e tij ajrore iu përgjigj aktivitetit ushtarak amerikan pasi Uashingtoni paralajmëroi sulme ndaj objektivave brenda vendit, pavarësisht një armëpushimi të vazhdueshëm dhe bisedimeve për t'i dhënë fund luftës.
Teheran, 26 maj 2026 (MIA) - Irani sot kumtoi se mbrojtja e tij ajrore iu përgjigj aktivitetit ushtarak amerikan pasi Uashingtoni paralajmëroi sulme ndaj objektivave brenda vendit, pavarësisht një armëpushimi të vazhdueshëm dhe bisedimeve për t'i dhënë fund luftës.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) e Iranit paralajmëroi kundër çdo shkeljeje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këmbënguli në të drejtën e Iranit për t'u hakmarrë, transmetoi DPA.
IRGC-ja kumtoi se kishte qëlluar mbi një dron amerikan RQ-4 dhe një aeroplan luftarak F-35, ndërsa gjithashtu dhe kishte zbuluar një dron amerikan MQ-9 Reaper.
Agjencitë iraniane të lajmeve Fars dhe Tasnim njoftuan se një dron amerikan MQ-9 ishte rrëzuar.
Ushtria amerikane mbrëmë kumtoi se kishte kryer sulme në Iranin jugor, duke synuar vendet e raketave në jug të vendit dhe duke sulmuar anije pranë Ngushticës së Hormuzit që dyshohet se po vendosnin mina në rrugën ujore strategjike.
Ushtria amerikane i përshkroi operacionet si "sulme vetëmbrojtëse" që synonin mbrojtjen e trupave nga kërcënimet e paraqitura nga ushtria iraniane.
Është e paqartë nëse kumtesa e IRGC-së në lidhje me rrëzimin e dronit dhe aeroplanit luftarak amerikan i referohet këtyre incidenteve apo konfrontimeve të reja sot. rq/
Foto: EPA