• петок, 20 март 2026

Irani ekzekutoi një burrë të akuzuar për spiunazh për Mosadin

Irani ekzekutoi një burrë të akuzuar për spiunazh për Mosadin

Teheran, 18 mars 2026 (MIA) – Irani sot herët në mëngjes ekzekutoi një burrë të akuzuar për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mosad.

“Dënimi me vdekje i një spiuni izraelit, i cili iu siguronte nëpunësve të Mosafit fotografi dhe informacione rreth zonave të ndjeshme në vend, u ekzekutua këtë mëngjes pasi kaloi nëpër procesin ligjor dhe mori miratimin nga Gjykata Supreme”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Burri dyshohet se është rekrutuar përmes internetit nga inteligjenca izraelite ndërsa ndodhej në Suedi, pasi ka publikuar të dhënat e tij në një link që reklamonte udhëtime me grupe. Kontakti i parë dyshohet se është bërë nga një oficer i Mosadit që fliste persisht, shtohet në raportin. Ai u arrestua nga Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) në qershor të vitit të kaluar në Iran, gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

Sipas raportimeve, ai posedonte pajisje të sofistikuara spiunazhi, inteligjence dhe komunikimi satelitor, dhe tek ai u gjetën gjithashtu 30,000 euro para të gatshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан