• четврток, 19 март 2026

Irani e paralajmëroi SHBA-në se do të përballen me "Vietnam të ri" nëse dërgojnë ushtarë

Irani e paralajmëroi SHBA-në se do të përballen me

Teheran, 18 mars 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Said Hatibzade, e ka paralajmëruar SHBA-në se do të përballen me një "Vietnam të ri" nëse dërgojnë forca tokësore në Iran.

Në një deklatatë për "Skaj njuz", Hatibzadeh tha se Irani është gati të luftojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe se aktualisht nuk është i përqendruar në një zgjidhje diplomatike.

Edhe pse nuk e përjashtoi mundësinë e negociatave, Hatibzadeh tha se mesazhi për presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, është i qartë.

"Lexoni vetëm se çfarë ndodhi në Vietnam", tha ai.

Zëvendësministri iranian paralajmëroi se ushtarët amerikanë mund të pësojnë një fat të ngjashëm.

Ai e akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, se po e fut SHBA-në në konflikt dhe u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të mendojnë dy herë para se të ndërmarrin veprime të mëtejshme ushtarake, duke thënë se Netanjahu dhe regjimi izraelit kanë një axhendë për ta paraqitur luftën si një fitore që e krijuan vetë.

"Ata duhet të mendohen dy herë kur kanë të bëjnë me Iranin dhe të mos dëgjojnë këshillat e atyre që nuk e njohin Iranin dhe që kanë dashur të fitojnë një luftë kundër Iranit për dekada me taksapaguesit amerikanë dhe gjakun e ushtarëve amerikanë", tha ai.

I pyetur për shëndetin e liderit të ri suprem të Iranit, Moxhtaba Hamenei, Hatibzadeh tha se ai ishte "i shëndetshëm dhe ka gjithçka nën kontroll" pavarësisht mungesës së tij të fundit në publik. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан