• вторник, 13 јануари 2026

Instituti i Nobelit i përgjigjet Maçados: Çmimi i Paqes nuk mund t'i përcillet Trampit

Instituti i Nobelit i përgjigjet Maçados: Çmimi i Paqes nuk mund t'i përcillet Trampit

Oslo, 11 janar 2026 (MIA) – Instituti norvegjez i Nobelit ka njoftuar se Çmimi Nobel për Paqen nuk mund t'i përcillet një personi tjetër, pas deklaratës nga liderja e opozitës venezuelase Marija Korina Maçado e cila sugjeroi se Çmimin e saj për vitin 2025 do ia lëshonte presidentit amerikan, Donald Tramp.

Në komunikatë, Instituti thekson se vendimi për ndarjen e Çmimit Nobel është përfundimtar dhe i përhershëm, duke u thirrur në statutet e Fondacionit Nobel që nuk lejojnë ankesa ose ndryshime.

"Pasi të shpallet, Çmimi Nobel nuk mund të revokohet, ndahet ose përcillet te tjerët. Vendimi është përfundimtar dhe i vlefshëm për gjithë kohën", tha Komiteti norvegjez i Nobelit.

Maçado më parë për "Foks njuz" deklaroi se dhënia e çmimit për Trampin do të ishte një akt mirënjohje nga populli venezuelas për rrëzimin e Nikolas Maduros i cili u arrestua nga SHBA javën e kaluar. Trampi deklaroi se do të ishte i nderuar ta pranojë çmimin nëse Maçado do t'ia ofronte gjatë takimit të tyre në Uashington javën e ardhshme.

foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан